Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se Manchester City mund të qasen në tregun e transferimeve, kur ajo të rihapet në janar, edhe pse ai nuk po mban shumë shpresë.
Manchester City do të mirëpresë sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, në klub në fillim të vitit 2017, pasi kanë nënshkruar një marrëveshje me Palmeiras në verë.
Drejtori sportiv, Txiki Begiristain, thotë se ai është i bindur se skuadra aktuale mund të arrijë objektivat e tyre në pjesën e dytë të sezonit, dhe se Jesus do të jetë ardhja e vetme në janar.
Guardiola po ashtu thotë se ai është i kënaqur me skuadrën në dispozicion të tij, por ai nuk e përjashtoi mundësinë që ai mund të sjellë në një lojtar të ri.
“Deri tani unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë dhe kemi besim në lojtarët që kemi aktualisht”, ka thënë Guardiola gjatë të premtes.
“Unë nuk jam duke mohuar, ndoshta ne do të shikojmë për diçka, por unë nuk jam duke thënë atë”, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se tani nuk do të ndodhë. Lojtarët që kemi, ne duhet të bindim ata për cilësitë e tyre. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kemi”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/