Site icon Telegrafi

Guardiola: Grealish ka nevojë për kohë, nuk flas për Kane

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në konferencën për shtyp përpara debutimit të së dielës në Ligën Premier ku skuadra e tij luan kundër Tottenham.

Do të jetë një përballje me Harry Kane, lojtar që trajneri katalanas i pëlqen aq shumë.

“Ai është një lojtar i Tottenhamit për të cilin nuk do të flas. Bëra një përjashtim herën e kaluar, zakonisht nuk flas për transferime”, ka thënë katalunasi.

Në fund ai u ndal te Grealish, transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

“Çdo lojtari ka nevojë për kohë për t’u mësuar me të. Dje ishte dita e parë që ishim të gjithë bashkë. Na duhet kohë si sezonin e kaluar. Mënyra se si të gjithë kanë punuar deri më tani ka qenë e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Në fund ai u ndal te forma e Kevin De Bruyne, duke thënë që lojtari po kthehet ngadalë. /Telegrafi/

Exit mobile version