Pep Guardiola ka folur për trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag, i cili është i lidhur me një kalim te Manchester United.
Spanjolli që drejton Man Cityn e njeh shumë mirë Ten Hagun, pasi ky i fundit drejtonte ekipin e dytë të Bayern Munich kur Guardiola ishte trajner te rekordmenët gjerman.
“Ten Hag është një trajner shumë i mirë dhe një person i shkëlqyer. Shihni çfarë ka bërë me Ajaxin në vitet e fundit. A do të ishte trajneri i duhur për Manchester City? ‘Doni të më shkarkoni?’”, deklaroi spanjolli duke buzëqeshur.
Por pas kësaj Guardiola iu kthye seriozitetin, duke vazhduar të flas me respekt për Ten Hagun.
Man Utd target Ten Hag 'definitely' good enough for Man City says Pep Guardiola https://t.co/sF0BCQt28c
— Sun Sport (@SunSport) April 1, 2022
“Po, ai mund të jetë trajneri i duhur për këtë klub, padyshim që po, sidomos për qasjen e tij ndaj punës dhe mënyrës si shtyn ekipin në ndeshje”.
“A do arrijë të ketë sukses njësoj si në Holandë? Nëse do të isha i sigurt 100 për qind do të telefonoja ata të man United dhe do u thosha: ‘Djema, duhet të merrni Ten Hag si trajner’. Por askush nuk e di një gjë të tillë”.
“Kur unë erdha këtu, nuk e dija se do të kisha sukses në Ligën Premier. Gjithsesi e përsëris: Ten Hag është një trajner i mirë, kjo është e padiskutueshme”, ka thënë Guardiola.
🗣️"I think he could be the one"
Pep Guardiola on whether Erik ten Hag could succeed him at Manchester City. pic.twitter.com/skPB4KfVG4
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 2, 2022
Manchester United pritet që të ndryshojë trajnerin gjatë verës, pasi që Ralf Rangnick do të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/