Telegrafi

Guardiola flet për Conten para ndeshjes City-Chelsea

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp për trajnerin e Chelseat, Antonio Conten dhe skuadrën e tij.

Ai e ka vlerësuar lartë Conten duke thënë se skuadra e tij është në luftë për titull.

“Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht. Kam mësuar shumë gjatë kohës që kam qenë në Itali. Ata s’e kanë fare problem të qëndrojnë brenda zonës së tyre për 89 minuta dhe janë mjeshtër të kundërsulmeve”.

“Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Juven dhe me kombëtaren italiane. Ndërsa tani ju e shikoni se Chelsea është një skuadër pretendente për titull. Kanë 7 fitore radhazi dhe po ecin shumë mirë”, tha Pep Guardiola.

Manchester City nuk di për humbje në 6 ndeshjet e fundit, ndërsa Chelsea është në kërkim të fitores së 8 radhazi. /Telegrafi/