Telegrafi

Guardiola me fjalë të mëdha për Chelsean: Një skuadër e fortë, të gjithë e kanë të vështirë ndaj tyre

Chelsea dhe Manchester City kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë këtë edicion dhe jo vetëm në Ligën Premier.

Të dielën mbrëma dy gjigantët anglezë u përballen në Stamford Bridges dhe në fund barazuan pas tetë golave të shënuar 4-4.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Chelsea janë një skuadër e fortë dhe ata janë përballur me shumë skuadra të mëdha në mënyrë fantastike.

Lexo po ashtu "Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit, por ishte trajneri më i mirë që kam pasur" - Messi shokon të gjithë me deklaratën e tij

“Chelsea ështënjë skuadër shumë e mirë, kështu që nuk ka dyshim”, tha Guardiola.

“Liverpool nuk mundi të fitonte në Stamford Bridge. Ata ishin shumë, shumë më të mirë se Arsenali dhe në fund, Topçinjtë barazuan”.

“Pra, e dini, është Chelsea, ata nuk do të largohen kurrë nga radha e skuadrave të mëdha. Unë gjithmonë duhet të mendoj se çfarë mund të bëjmë për t’u përmirësuar. Nuk do të ndodhë që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 7-0”.

Lexo po ashtu Guardiola zbulon prapaskenat si i iku Cole Palmer për te Chelsea: E luta të qëndronte

“Chelsea po përpiqet të rindërtohet dhe nuk kemi ankesa për këtë barazim”, ka thënë pas ndeshjes tekniku spanjoll i Manchester Cityt.

Blutë tani janë në pozitën e 10 në renditjen tabelare, ndërsa City është i pari me 12 pikë diferencë. /Telegrafi/