Pep Guardiola thotë që ndeshja Bayern Munich-Juventus është sikurse një finale për të dy ekipet.
Barazimi i ndeshjes së parë 2-2 në Torino i jep shumë të drejtë trajnerit, për ndeshjen Allianz Arena.
“Është një ndeshje e madhe, është sikurse finale për të dy ekipet”.
“Është 2-2 nga ndeshja e parë dhe shpresojë të luajmë lojën tonë. Duhet ta konkretizojmë lojën tonë”.
“2-2 është rezultat i mirë. Të them të drejtë do të preferoja 0-5, por 2-2 është rezultat që më bën të lumtur”.
“E di që ta fitojmë Ligën e Kampionëve është objektivi ynë dhe unë e kam pranuar këtë rol dhe këtë presion për këtë gjë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/