Manchester City pësoi humbje prej 4-0 nga Barcelona në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Tashmë është e ditur se po të luash lojë të hapur ndaj katalunasve, është thuajse e pamundur që të realizosh fitore.
Mirëpo, Pep Guardiola nuk hoqi dorë nga strategjia me lojë të hapur, përkundër se e dinte potencialin e ish-skuadrës së tij.
Në intervistën pas ndeshjes ai deklaroi se deri në ditën e fundit si trajner do të zhvillojë lojë të hapur dhe nuk do të mbyllet para portierit.
Ai e pranoi se skuadra e tij vuajti ndaj Barcës, por theksoi se derisa numri i lojtarëve ishte i barabartë në fushë, loja ishte mjaft e hapur. /Telegrafi/