Telegrafi

Guardiola është gati të detyroj Hartin të largohet?

Joe Hart mund të lë Manchester Cityn dhe të zëvendësohet nga Marc-Andre ter Stegen.

Trajneri spanjoll dhe portieri i kombëtares së Anglisë nuk është se kanë raportet më të mira në mes veti.

Sipas asaj që raporton Sunday Express, Pep Guardiola beson se portieri i Anglisë nuk është mjaft i mirë për të qenë numri i tij 1 këtë sezon.

Lexo po ashtu Zyrtare: City konfirmon transferimin e talentit kolumbian (Foto)

Megjithatë, City do të duhet të përmbush klauzolën e lirimit të portierit të Barcelonës e cila peshon plot 67 milionë funte.

Kjo nuk është e gjithë e keqe për Hartit, pasi thuhet se skuadra e Evertonit është shumë e interesuar në nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet