Joe Hart mund të lë Manchester Cityn dhe të zëvendësohet nga Marc-Andre ter Stegen.
Trajneri spanjoll dhe portieri i kombëtares së Anglisë nuk është se kanë raportet më të mira në mes veti.
Sipas asaj që raporton Sunday Express, Pep Guardiola beson se portieri i Anglisë nuk është mjaft i mirë për të qenë numri i tij 1 këtë sezon.
Megjithatë, City do të duhet të përmbush klauzolën e lirimit të portierit të Barcelonës e cila peshon plot 67 milionë funte.
Kjo nuk është e gjithë e keqe për Hartit, pasi thuhet se skuadra e Evertonit është shumë e interesuar në nënshkrimin e tij. /Telegrafi/