Telegrafi

Guardiola emëron lojtarin më të mirë në Ligën Premier për gjërat që ai bën

Pep Guardiola ka lartësuar Phil Foden në qiellin e shtatë pas paraqitjes brilante në fitoren 3-1 të Manchester Cityt përballë Manchester United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Anglezi shënoi dy gola e rikthimit të kampionit në fuqi, ndërsa trajneri spanjoll deklaroi se ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier për gjërat që bën.

“Është sasia e lojërave që ai luan. Ai ishte gjithmonë një lojtar i talentuar, por tani ai është më i pjekur dhe e kupton më shumë lojën, veçanërisht në mbrojtje”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Ten Hag befason me deklaratën pas humbjes së Man United në derbi

“Ai mund të luajë në mes, djathtas, të bëjë momente dhe të presë, të luajë në të majtë, duke shënuar nga e majta”.

“Çfarë mund të them? Ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier për momentin për gjërat që bën. E pabesueshme”.

Lexo po ashtu Guardiola tregon se si shpartalluan Man Unitedin me zbulimin e taktikës së thjeshtë të Ten Hag

“Kur ai shënon dy gola më jep më shumë kënaqësi se gjërat e tjera. Ne nuk negociojmë për këtë, djali që nuk e bën këtë nuk qëndron në ekip”.

“Ai e do futbollin, ai jeton për futbollin. Ai është një gëzim dhe etika e tij e punës është e pabesueshme”, shtoi më tej strategu i Manchester Cityt. /Telegrafi/