Telegrafi

Guardiola e përsërit: Reali nuk është klubi më i mirë i dekadës

Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij se Real Madridi nuk është skuadra më e mirë e dekadës.

Mbretërit i kanë fituar  katër Liga të Kampionëve nga në pesë sezonet e fundit.

Trajneri i Manchester City u pyet sërish mbi Realin dhe tha ata janë favorit për Ligën e Kampionëve, por nuk janë më të mirët të dekadës.

Pep Guardiola

“Reali i ka fituar tri Liga të Kampionëve radhazi dhe është favorit, por nuk është ekipi më i mirë i dekadës”.

“Kur numëron kampionatet, kupat dhe të tjerat, Juventusi, Barcelona dhe Bayern kanë fituar nga gjashtë apo shtatë, ndërsa Reali vetëm dy”, ka thënë Guardiola.

Polemika mbi ekipin më të mirë të dekadës kanë nisur kur Guardiola para një jave tha se Reali nuk ishte klubi më i mirë i dekadës.

Ai i vlerësoi klubet e lartpërmendura, ndërsa atij iu është kundërpërgjigjur edhe trajneri i Real Madridit, duke thënë se Mbretërit janë klubi i shekullit. /Telegrafi/