Enzo FernandezEnzo Fernandez është duke shkëlqyer në muajt e tij të parë në futbollin evropian.
Mesfushori argjentinas iu bashkua Benficës nga River Plate këtë verë për 12 milionë euro dhe ka filluar të lë gjurmë, duke zënë menjëherë vendin e titullarit.
Talenti argjentinas ka qenë mjaft produktiv edhe në repartin ofensivë, ku në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola e ka asistuar në katër të tjerë.
Pep Guardiola po e pëlqen shumë lojtarin e talentuar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij te Manchester City.
Trajneri katalunas e do Fernandezin si zëvendësues të gjermanit Ilkay Gundogan i cili pritet të largohet në verë nga Etihad Stadium.
Benfica e vlerëson shumë yllin e tyre i cili ka një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2027 dhe asnjëherë nuk është e lehtë të blihet një futbollist nga klubi portugez.
Megjithatë mediat në Ishull kanë raportuar se City pritet të dërgojë ofertë mbi 50 milionë euro për reprezentuesin argjentinas i cili do të luaj me Kombëtaren e tij edhe në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Në garë për Enzo Ferandez janë edhe dy gjigantë tjerë anglez si Manchester United dhe Liverpool. /Telegrafi/