Site icon Telegrafi

Guardiola e ngrit në qiell: Jesus është një luftëtar

during the Emirates FA Cup Fourth Round match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on January 28, 2017 in London, England.

Gabriel Jesus ka shkëlqyer me Manchester Cityn duke i dhuruar një fitore spektakolare 2-1 ndaj Swanseas.

Dy golat e brazilianit e kanë ngritur në pozitën e tretë ekipin e Pep Guardiolës.

Ka qenë trajneri spanjoll që pas ndeshjes e ka lavdëruar yllin e ri të ekipit, i cili iu bashkua ‘qytetarëve’.

“Ky djalosh është i veçantë. Ai është i fortë, i shpejtë, ka lëvizje të mira dhe është një luftëtar”, deklaroi Guardiola.

Tutje Guardiola ka deklaruar se pse startoi me tre talentet, Jesus, Sterling dhe Sane.

“Vendosa që të luaj më këta tre lojtarë pasi patën paraqitje mjaftë të mirë ndaj West Hamit”.

“Aguero gjithsesi mbetet i rëndësishëm për ne. Ai do të luaj si me Gabrielin ashtu edhe pa të”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version