Të dielën mbrëma, Liverpooli e mposhti Manchester Cityn në Anfield duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale në Ligën Premier.
Golin e vetëm në këtë derbi të kampionatit anglez e realizoi Mohamed Salah, pas një asistimi nga portieri Alisson.
Në faqen e Redsave në Twitter është publikuar një video “nga të gjtiha këndet” e golit të fitores që u realizua në minutën e 76-të të takimit.
A goal you'll enjoy watching on repeat 🤩
Here's every angle of Mo Salah's magnificent winner against Man City, presented by @Sonos 📹 pic.twitter.com/QerOQh8gwz
— Liverpool FC (@LFC) October 17, 2022
Duke shikuar pamjet e golit të bukur të Salah, futbolldashësit e kanë vërejtur reagimi e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, në momentin kur egjiptiani e pranon topin.
Porsa anësori i Liverpoolit e pranon asistimin nga portieri dhe niset në drejtim të portës kundërshtare, strategu spanjoll e dinte se do të ishte gol.
Ai reagon duke rënë në gjunjë menjëherë pasi Salah e pranon topin dhe është i vetëdijshëm se çfarë do të pasojë. /Telegrafi/