Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se do të qëndrojë te Citizens edhe në sezonin e ri të Ligës Premier.
Ish-trajneri i Barcelonës është duke u lidhur me një kalim te Juventusi në këtë verë, mirëpo ai ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon në Angli.
Në një intervistë për Sport, Guardiola ka thënë se dëshiron të garojë edhe një sezon me Jurgen Kloppin për titullin e Ligës Premier, pasi e ka shijuar sezonin që lamë pas, duke u shpallur kampion me vetëm një pikë dallim ndaj Liverpoolit.
“Ne kemi raporte shumë të mira me Jurgen Kloppin, një rivalitet i pastër, por kjo nuk është vetëm me Liverpoolin. Në Ligën Premier janë edhe pesë skuadra të fuqishme, andaj kjo gjë e bënë këtë ligë kaq të bukur”, ka thënë Guardiola.
“Sezonin e ri te (Manchester City) do të garojmë sërish për të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa e di që do të jetë një garë e bukur”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll duke e konfirmuar qëndrimin te Citizens. /Telegrafi/