Pep Guardiola ende llogarit në sulmuesin Sergio Aguero.
Me ardhjen e Gabriel Jesus te Manchester City, nuk ka më vend në formacionin e parë për Agueron.
Argjentinasi është lënë në bankën rezervë në ndeshjet e fundit nga Guardiola, por Pep insiston që vazhdon të llogarisë në Agueron.
“Unë kam nevojë për të gjithë këta lojtarë dhe sidomos për sulmuesit. E di se sa i rëndësishëm është Sergio. Këtë gjë e kam ditur edhe dje, edhe pardje edhe para një jave si dhe para një muaji”, u është përgjigjur Guardiola gazetarëve në pyetjen se a llogaritë në Agueron.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm por që në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur pasi që tre lojtarët tjerë të sulmit, Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Raheem Sterling kanë qenë të mrekullueshëm”.
“Sezoni është shumë i gjatë dhe do të ketë hapësira për të gjithë përfshirë këtu edhe Agueron”, ka përfunduar Guardiola.