Site icon Telegrafi

Guardiola e harron eliminimin nga Newcastle, flet për Kalvin Phillips dhe transferimet e Cityt

Mancheseter City është eliminuar herët nga garat e EFL Cup ku pësoi humbje në mesjavë nga Newcastle United me rezultat 1-0.

Citizens kësisoj do ta kenë një trofe më pak për ta fituar, por për Pep kjo nuk është problem pasi duhet të fokusohen tjera ka.

“Ndeshja kundër Newcastle ishte e mirë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë. Është futboll, fiton dhe humbet. Ndihemi të zhgënjyer, por tashmë po mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Guardiola.

Lexo po ashtu “Duhet të gjej një zgjidhje” - Guardiola e pranon se Man Cityt do t'i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e ardhshme

Ai foli edhe për mesfushorin anglez Kalvin Phillips i cili pati një vit të vështirë sezonin e kaluar.

“Phillips ka një rast të startojë kundër Wolves, si të tjerët. Ai është pjesë e grupit, jep një kontribut i jashtëzakonshëm edhe kur nuk luan. Nuk kam ankesa”.

Lexo po ashtu Guardiola bën ankesë të çuditshme pasi ekipi i tij u detyrua të udhëtonte me autobus

“Ndonjëherë ne kërkojmë diçka specifike, Kalvin është perfekt nëse loja zhvillohet në zona të ngushta. Newcastle ishte i vështirë. Ai na ndihmoi të fitonim kundër Forestit”, tha Pep.

Krejt në fund tekniku spanjoll lavdëroi edhe ardhjet e reja te City.

“Jam më shumë se i impresionuar me djemtë e rinj, duke luajtur në një nivel të lartë. Disa prej tyre u duhet një vit, të tjerë mund të përshtaten më shpejt”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version