Telegrafi

Guardiola di diçka më shumë: Paralajmëron vite të errëta për Manchester Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dërguar një paralajmërim dhe një lutje për tifozët e klubit të tij, teksa njofton për momente të këqija në Etihad.

Spanjolli arriti të shkruajë histori me Manchester Cityn duke fituar tripeltën sezonin e kaluar, tre kompeticionet më të mëdha në të cilat klubi ka luajtur (Liga e Kampionëve, Liga Premier dhe FA Cup).

Vetëm rivali i tyre Manchester United ia ka dalë ta bëjë këtë në histori.

Lexo po ashtu 'Tërmet' në Angli: Man City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Liga Premier

Tani, strategu spanjoll paralajmëron ardhjen e kohëve më të vështira. Ai tha se “nuk është normale të fitosh kaq shumë trofe”, dhe ka dërguar një paralajmërim për tifozët.

“Ne kemi fituar shumë, dhe në të ardhmen duhet të kuptoni se ishte një përjashtim. Nuk është normale të fitosh tripletën, pesë tituj të Ligës Premier në gjashtë vjet. Vazhdoni ta shijoni, por kur vijnë kohët e këqija, këtë sezon ose sezonin tjetër, duhet të jeni me ne”, u shpreh i Guardiola.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier po aktivizojnë ende dy futbollistë duke e ditur se janë nën hetimin e policisë për dhunë seksuale ose në familje

Ky lajm vjen pak ditë pasi u caktua “gjyqi i shekullit” në botën e futbollit, siç u cilësua nga mediat angleze. Manchester City do të shkojë në gjykatë për 115 akuza për shkelje të Fair Play-it financiar (FFP).

Të dy palët ranë dakord për datën e paraqitjes së Cityt në gjykatë, e cila do të ndodhë në vjeshtën e vitit 2024. Nëse këto janë kohët e këqija që përmend Guardiola, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/