Telegrafi

Guardiola dëshiron vërtet të bëhet trajner i Holandës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se ka ambicie të mëdha për të trajnuar Kombëtaren e Holandën.

Holanda u eliminua turpshëm nga Republika Çeke në kuadër të fazës së 1/8-tës në Euro 2020 dhe ndryshimet pritet të jenë të mëdha, duke filluar nga puna e trajnerit.

Sipas ekspertit holandez Jan Joost van Gangelen, duke cituar një burim të afërt me katalunasin, thuhet se Guardiola e do drejtimin e kombëtares portokalli.

Lexo po ashtu Zyrtare: Frank de Boer nuk do të drejtojë më Holandën

“Kam kuptuar nga një burim shumë i besueshëm se Guardiola, i cili sapo ka zgjatur kontratën me Manchester Cityn se ai me të vërtetë dëshiron të stërvit skuadrën Oranje”, ka thënë fillimisht Van Gangelen për Voetbal Talk ESPN.

“Unë e kuptoj se çfarë do të thonë paratë, pasi ai do të fitojë pesëmbëdhjetë milionë euro apo më shumë në Manchester City”.

“Por, në një moment ai do të mendojë: Unë kam treqind milionë euro në bankë, unë thjesht do të drejtoj Holandën për dy vjet”, përfundoi eksperti holandez i futbollit. /Telegrafi/