Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se ka ambicie të mëdha për të trajnuar Kombëtaren e Holandën.
Holanda u eliminua turpshëm nga Republika Çeke në kuadër të fazës së 1/8-tës në Euro 2020 dhe ndryshimet pritet të jenë të mëdha, duke filluar nga puna e trajnerit.
Sipas ekspertit holandez Jan Joost van Gangelen, duke cituar një burim të afërt me katalunasin, thuhet se Guardiola e do drejtimin e kombëtares portokalli.
“Kam kuptuar nga një burim shumë i besueshëm se Guardiola, i cili sapo ka zgjatur kontratën me Manchester Cityn se ai me të vërtetë dëshiron të stërvit skuadrën Oranje”, ka thënë fillimisht Van Gangelen për Voetbal Talk në ESPN.
“Unë e kuptoj se çfarë do të thonë paratë, pasi ai do të fitojë pesëmbëdhjetë milionë euro apo më shumë në Manchester City”.
“Por, në një moment ai do të mendojë: Unë kam treqind milionë euro në bankë, unë thjesht do të drejtoj Holandën për dy vjet”, përfundoi eksperti holandez i futbollit. /Telegrafi/