Manchester City është klubi i fundit që dëshiron shërbimet e sulmuesit polak të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Lewandowski ka shënuar shumë gola dhe është konfirmuar si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë në sezonit me fundit.
Kjo ka ardhur falë shumë golave dhe paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Bayernit Munichut, në Bundesliga dhe Evropë.
Këto paraqitje dhe gola kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Real Madridi thuhet është favoriti për të transferuar polakun, ndërsa interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez, Chelsea.
Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, në garë për Lewandowskin ka hyrë edhe kampioni i sivjetmë i Ligës Premier, Manchester City.
Ky medium raporton se Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të Cityt që të nënshkruajnë me sulmuesin e Bayernit dhe se marrëdhënia e mirë e dyshes nga koha në Bavari do të thotë se një marrëveshje mund të jetë e mundur.
Nëse Lewandowski do të bëjë këtë transferim në Angli, argjentinasi Sergio Aguero ka të ngjarë të largohet nga Etihad, ku nuk mungojnë ofertat për të. /Telegrafi/