Pep Guardiola i ka dërguar një mesazh urimi Ronald Koemanit, pasi ky i fundit e mori drejtimin e Barcelonës.
Strategu holandez ka marrë urime të shumta në ditët e fundit, mirëpo padyshim se urimi i ish-trajnerit të Blaugranëve është ndër më të veçantit për të.
“Të uroj gjithë fatin e botës, Ronald”, ka shkruar trajneri i Manchester Cityt në një postim në Twitter.
Disa orë para konfirmimit të Koemanit si trajner i Blaugranëve, agjenti i Guardiolas, Josep Maria Orobitg, kishte thënë se është e pamundur që klienti i tij të kthehej në Camp Nou.
Dyshja kanë qenë pjesë ekipit të famshëm të Barcelonës, të njohur si ‘Dream Team’, që e fituan Kupën Evropiane (tash Liga e Kampionëve) në vitin 1992 në stadiumin Wembley. /Telegrafi/
Tota la sort del món, Ronald https://t.co/H0J0YZZJSY
— PepTeam (@PepTeam) August 19, 2020