Telegrafi

Guardiola i dërgon mesazh Harry Kanes, ndërsa flet edhe për garën për titull

Pep Guardiola lavdëroi Harry Kane që u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tottenhamit dhe foli edhe për garën për titull në Ligën Premier pas humbjes së Manchester City ndaj Spurs të dielën.

City humbi mundësinë për të ngushtuar epërsinë e Arsenalit në krye të tabelës pasi Topçinjtë humbën ndaj Evertonit të shtunën, ndërsa goli i anglezit siguroi një fitore 1-0 ndaj skuadrës së spanjollit në stadiumin Tottenham Hotspur.

Ai gol i mundësoi Kanes të kalonte Jimmy Greaves si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Spurs dhe Guardiola uroi sulmuesin e Anglisë – të cilin City u përpoq ta transferonte në verën e 2021.

Lexo po ashtu Harry Kane shkruan historinë me golin në derbin ndaj Manchester Cityt

“Urime të mëdha, ai e meriton, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm – në emër të Manchester Cityt e përgëzoj”, deklaroi Guardiola.

I pyetur për garën për titull, me rezultatet e kësaj fundjave që do të thotë se Arsenali mban epërsinë prej pesë pikësh ndaj Cityt me një lojë më pak, Guardiola shtoi: “Ne nuk jemi në gjendje të mendojmë për të qenë kampionë”.

Lexo po ashtu Harry Kane shijoi momentin e veçantë në zhveshtore kur Conte i telefonoi për ta uruar për rekordin

“Vetëm ndeshjen tjetër, ne do të përgatitemi mirë dhe do të luajmë lojën tonë sa më mirë”.

“Është futboll, ata (Arsenali) humbën (pikët) dhe ishte një mundësi e mirë, por ne e dinim se sa e vështirë ishte në këtë stadium”, vazhdoi spanjolli. /Telegrafi/