Site icon Telegrafi

Guardiola me deklaratë të fuqishme ndaj Putinit për luftën në Ukrainë: Faji është vetëm i një njeriu

Manchester City ka fituar në udhëtim te Evertoni me rezultat minimal 0-1.

Para ndeshjes pati skena emocionuese ku dy mbrojtësit ukrainas, Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt kanë ndarë një përqafim me lot në sy për luftën që po ndodh në vendin e tyre.

Kjo gjë natyrisht i ka prekur edhe lojtarët e tjerë dhe stafet e dy skuadrave.

Lexo po ashtu Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas dhe lotët e Zinchenkos para ndeshjes së Man Cityt ndaj Evertonit

Nuk ka munguar një koment edhe nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola për luftën që po ndodh në Ukrainë me rusët që janë agresorët.

Trajneri spanjoll ka deklaruar se flet në emër të Manchester Cityt, teksa thotë se e gjithë bota është e shqetësuar me atë që po ndodhë.

“Flas në emër të Manchester Cityt, faleminderit për gjestin e mrekullueshëm ndaj dy lojtarëve. E gjithë bota është e shqetësuar për atë që po ndodh dhe jam i sigurt se edhe Britania e Madhe ka treguar se sa absurde është kjo situatë”, tha Guardiola.

Tutje ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka goditur Vladimir Putinin duke thënë se e gjitha po ndodh për fajin e tij dhe me urdhrat e tij.

“Është dikush që dërgon nga shtëpia njerëz të pafajshëm që nuk e urrejnë njëri-tjetrin për të vrarë njëri-tjetrin në Ukrainë. Kjo gjë është vendosur vetëm nga një njeri. Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet shpejt”, u shpreh tekniku spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version