Site icon Telegrafi

Guardiola: Me De Bruynen i kemi bërë të gjitha, përveç që nuk kemi fjetur bashkë

Pas shtatë sezonesh duke punuar së bashku, Pep Guardiola dhe Kevin de Bruyne e njohin njëri-tjetrin në mënyrë perfekte.

Mesfushori belg e kupton qartë se çfarë kërkon trajneri i tij dhe spanjolli është i vetëdijshëm për atë që lojtari ka për të ofruar.

Pas fitores së Manchester City ndaj Leicesterit, Guardiola foli për performancën e lojtarit të tij, duke shpjeguar shkallën e marrëdhënies së tij me të.

“Ne kemi pasur shtatë sezone së bashku, kështu që kemi bërë gjithçka përveç gjumit së bashku”, shpjegoi Guardiola në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ne kemi bërë gjithçka, ndaj e njoh mjaft mirë. Asgjë nuk do të ndryshojë mendimin tim për të dhe atë që ai ka bërë. Ose për mua profesionalisht ose për klubin”.

De Bruyne shënoi një gol të shkëlqyer në stadiumin “King Power” nga gjuajta e lirë dhe shumë po sugjerojnë se ishte një nga golat më të mirë të karrierës së tij.

Kishte potencialin të ishte një ditë sfiduese për kampionët e Ligës Premier, me Erling Haaland që humbi takimin për shkak të lëndimit.

Megjithatë, performanca e De Bruynes kufizoi ndikimin e mungesës së norvegjezit dhe goli i tij mbajti formën e mirë të Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version