Manchester City është tronditur nga lajmi se Kevin De Bruyne do të humbasë deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të muskujve.
De Bruyne u largua nga loja në fitoren 2-0 ndaj Aston Villa shkaku i lëndimit, duke shkaktuar frikë se ai mund të mbetet jashtë për një kohë të gjatë.
Dhe Pep Guardiola tani ka konfirmuar se ylli i ekipit të tyre do të humbasë të paktën një muaj.
CITY SUB | @DeBruyneKev makes way for @gabrieljesus9.
🔷 0-0 🦁 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/5bNHc2mYVV
— Manchester City (@ManCity) January 20, 2021
“Kevin, ashtu siç tha mjeku sot pasi shqyrtoi skanimin, do të jetë katër deri në gjashtë javë jashtë fushave”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Është një goditje e madhe, apo jo? Është, por ne duhet të ecim përpara”.
“Nuk them asgjë që askush nuk e di, është për të ardhur keq për të dhe për ne dhe duhet të gjejmë një zgjidhje sepse të gjithë në jetën e tyre po luftojnë në situatën që ne po jetojmë dhe duhet të përshtatemi”, përfundoi spanjolli.
Some injury updates from the boss 💙
🗣 @marathonbet
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re— Manchester City (@ManCity) January 22, 2021
Duke filluar me përplasjen e FA Cup të së shtunës kundër Cheltenham Town, De Bruyne mund të humbasë plot nëntë ndeshje, përfshirë udhëtimin në Liverpool dhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach.
Ai gjithashtu do të ishte në një garë për të qenë i aftë për ndeshjen e mundshme kryesore kundër rivalëve të Manchester Unitedit më 6 mars. /Telegrafi/