Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka cilësuar spanjollin David Silva si njërin nga më të mëdhenjtë e klubit nga Etihad.
Mesfushori 34-vjeçar njoftoi se këtë verë do të largohet nga Etihad, pas plot 10 viteve mahnitëse të kaluar te Qytetarët.
Largimi i tij nga Etihad ka bërë që Silvas t’i bëhet një dokumentar i prodhuar nga City TV i quajtur Made in Gran Canaria, ku foli edhe Guardiola për të.
“Unë do të them vetëm se ai duhet të jetë krenar për gjithçka që ka arritur në futboll, sepse ai ka qenë i qëndrueshëm dhe, veçanërisht në këtë klub, ai do të mbahet mend gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj, më të mëdhenj, që ka veshur ndonjëherë fanellën e Man Cityt”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Nëse po flasim për pesë të parët, Davidi është njëri prej tyre, dhe unë nuk them kaq lehtë”.
“Ai nuk është i interesuar të japë intervista, të shfaqet në media sociale, Tëitter, Instagram, apo ndonjërin prej këtyre. Dhe duket sikur njerëz si David marrin më pak merita sesa njerëzit që e bëjnë atë gjatë gjithë ditës”.
“Por unë do t’ju them diçka që ai ka, dhe ky është respekti i profesionistëve – i shokëve të tij të ekipit, rivalëve të tij, menaxherëve të tij, menaxherëve ndaj të cilëve ai ka luajtur. Dhe ai ka të gjitha këto”.
“Disa kanë gjithë respektin jashtë, por brenda zhveshtoreve nuk kanë. David është pikërisht e kundërta dhe kjo është trashëgimia më e mirë që ai mund të kishte”, përfundoi trajneri i Cytyt. /Telegrafi/