Pep Guardiola thuhet se është “i dashuruar” me të talentin e Paris Saint-Germain, Xavi Simons dhe është i etur ta nënshkruajë atë në verën e vitit 2022.
18-vjeçari erdhi përmes akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia dhe mendohej të pasonte mesfushorët legjendar Xavi dhe Andres Iniesta.
Megjithatë, ai u largua në korrik të 2019 pa bërë asnjë paraqitje në ekipin e parë – duke nënshkruar për PSG-në me një pagë prej 1 milion euro në vit.
Deri më tani mesfushori i ri është paraqitur vetëm dy herë për ekipin e parë, duke bërë debutimin e tij në Ligue 1 në prill të 2021.
Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit aktual dhe Mino Raiola, i cili përfaqëson lojtarin, i ka thënë PSG-së se nuk do të nënshkruajë kontratë të re nëse nuk paraqitet më rregullisht për ekipin e parë.
Sipas mediumit Fichajes, Guardiola është një tifoz i madh i Simons dhe dëshiron që City të bëjë një lëvizje për të riun holandez si një transferim i lirë.
🗞🇪🇸 @Fichajes_futbol: #ManCity are interested in PSG midfielder Xavi Simons (18) and are now Barcelona’s ‘new rival’. @ManCity are ‘willing to make him an offer’ since Pep Guardiola is in ‘love with the way he plays’. [1/2 via @Sport_Witness]
— City Xtra (@City_Xtra) November 17, 2021
Barcelona thuhet gjithashtu se është e interesuar për ta rikthyer atë në Camp Nou, ndërsa ka edhe disa klube tjera në të gjithë Evropën që janë të interesuara.
Simons, i cili iu bashkua Barcës në vitin 201, ka shkëlqyer në Ligën e UEFA-s për U-19 me PSG-në këtë sezon dhe madje ka pasur një ndryshim në pozicion.
Kundër Cityt me nëntë lojtarë në shtator, ai luajti si qendërsulmues dhe shënoi golin e vetëm në barazim 1-1.
Simons ka qenë gjithmonë një mesfushor qendror me klas, por sa i përket rolit qendror, PSG thuhet se ka “shumë besim tek ai në një pozicion në të cilin askush nuk mendonte se do ta shihte”. /Telegrafi/