Pep Guardiola ka vlerësuar lartë homologun e skuadrës së Chelseat.
Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se Antonio Conte po bën punë madhështore me ekipin londinez dhe se e përgëzon për arritjet në karrierë.
Citizens pësuan humbje si mysafirë të The Blues me rezultat 2:1 dhe kjo ka bërë që klubi prej Manchesterit të rrezikoj seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.
“Mendimi im në lidhje me kolegun tim Conte është se po bën punë madhështore. Ai bëri futboll të bukur me Juventusin në Itali. Ai kultivon kulturë mbrojtëse”.
“Ai është një menaxher i shkëlqyer, kam mësuar shumë kur e kam pa teksa drejtonte Juventusin. Do të doja të bëja edhe unë të njëjtën pasi ekipet e tija po e kontrollojnë lojën në shumë aspekte”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/