Site icon Telegrafi

Guardiola: Me çmimet momentale, Manchester City nuk do të blejë sulmues në verë

Në konferencë për shtyp, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur edhe për situatën ekonomike të klubit.

Duket par këtë gjë, Guardiola ka thënë se klubi me çmimet aktuale të tregut, nuk do të blejë sulmues në verë.

Manchester City pas këtij sezoni do të mbetet pa sulmuesin e tyre, Kun Aguero.

“Me situatën ekonomike të futbollit botëror, me shumë mundësi ne nuk do të marrim një sulmues të madh këtë verë”.

“Me çmimet aktuale, ne nuk do të blejmë sulmues, e pamundur”.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes, të gjitha klubet janë në vështirësi financiare, madje edhe ne”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version