Telegrafi

Guardiola: City dëshiron këta dy lojtarë

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar interesimin për të transferuar anësorin e Schalkes, Leroy Sane dhe mbrojtësin e Evertonit, John Stones.

Duke folur pasi ekipi i tij mposhti Dortmundin në ndeshjen para-sezonale Guardiola ka deklaruar se i dëshiron dy lojtarët në ekip.

“Sane është lojtar i Schalkes, mund të ndodhë, nëse vjen do të isha i lumtur, por nëse qëndron do të jem i lumtur për fansat e Schalkes”, ka thënë Guardiola për Sanen, teksa për Stonesin ka thënë se “të gjithë e dinë se po provojmë, por nuk e di çfarë do të ndodhë”.