Manchester City dhe Liverpool do të luajnë sot (e shtunë) një derbi të madh në Ligën Premier në Etihad Stadium dhe tifozët e futbollit janë bërë të qeshin nga gafa e Pep Guardiolës në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Duke folur për lojtarët më të mirë të Reds, Guardiola fillimisht përmendi Mohamed Salah, e më pas donte të thoshte se atje tani janë hungarezi Dominik Szoboszlai dhe holandezi Ryan Gravenberch.
Por, trajneri i Cityt nuk mundi të shqiptonte mbiemrat e tyre dhe u bë objekt shakaje në rrjetet sociale.
Pep Guardiola’s pronunciation of “Szoboszlai” is absolutely mental ?pic.twitter.com/XpvlVpPh4i
— Watch LFC (@Watch_LFC) November 24, 2023
Guardiola e quajti Szoboszlain si “Szvolazi”, dhe më pas tha “Gravener”, por korrigjoi veten duke thënë “Gravenberch”.
“Szvolazi” shumë shpejt u bë një mbishkrim viral në rrjetet sociale, dhe vetë Szoboszlai ka reaguar menjëherë në Instagram, duke komentuar në një nga postimet e rrjeteve sociale.
?| Dominik Szoboszlai reacts to Pep Guardiola not pronouncing his name correctly. pic.twitter.com/g9btihRZIM
— CentreGoals. (@centregoals) November 24, 2023
“Salah dhe kush? Kush?”, kanë shkruar fansat në rrjetet sociale dhe tifozët e Liverpoolit kanë thënë se hungarezi do të sigurohet që Guardiola ta kujtojë mirë sot.
Derbi i madh mes City dhe Liverpool fillon në orën 13:30 dhe i takon xhiros së 13-të në Ligën Premier. /Telegrafi/