Pep Guardiola ka pasur vetëm lavdërime për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar, përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të cilën Manchester Cityt e zhvillon kundër kampionëve të Ligue 1.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Parc des Princes” të mërkurën në mbrëmje, ndërsa trajneri katalanas, ka thënë se Barcelona mund të kishte fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve nëse do të kishin qenë në gjendje të mbanin Neymarin.
Ylli brazilian u bashkua me Blaugranat vetëm një vit pasi Guardiolas u largua, por më vonë u largua te PSG në verën e vitit 2017.
“Më kujtohet kur i kam parë xhirimet e Neymarit dhe kam menduar se ky është mbreti i Santos [ klubi i parë i Neymar në Brazil]”.
“Lojtarët kishin gojën hapur. Nëse Neymar do të kishte qëndruar te Barcelona, ata do të kishin fituar dy ose tre trofe të Ligës së Kampionëve. Ai, [Lionel] Messi dhe [Luis] Suarez ishin më të mirët në sulm. Ai e bën futbollin një kënaqësi”, ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp të para. /Telegrafi/