Telegrafi

Guardiola: Barcelona është skuadra më e fortë në botë

Pavarësisht një sezoni me vetëm një trofe të fituar, Barcelona mbetet skuadra më e mirë në botë.

Kështu thotë ish trajneri i kësaj skuadre, Pep Guardiola.

Spanjolli sot ka qenë i ftuar në një ceremoni të fondacionit ‘Johan Cruyff’ në Spanjë, nga ku ka folur edhe për Barcelonën.

“Kur një ekip fiton Kupën dhe lufton në ligë deri në fund…, Barca është ekipi më i mirë në botë, ekipi më konkurrues në 15-20 vitet e fundit”, është përgjigjur Guardiola.

Ai thotë se nuk ka nevojë Barcelona të bënë shumë që të kthehet në krye.