Pep Guardiola ka konfirmuar se ndihmësi i tij, Mikel Arteta gjendet në Londër për të përmbyllur marrëveshjen me Arsenalin.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë se spanjolli Arteta do ta marr drejtimin e klubit londinez, duke zënë vendin e të përkohshmit Freddie Ljungberg.
Se palët janë afër marrëveshjes e ka konfirmuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, i cili e ka ndihmës të tijin, Artetan.
“Mikel është në Londër. Ai është afër të bëjë një marrëveshje me Arsenalin. Kjo është ajo që di”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.
“Kur keni ëndërr nuk mund ta ndaloni atë”.
“Arsenali ishte një pjesë e rëndësishme e karrierës së Mikel. Një nga skuadrat më të mira në Angli”.
“Ne i dëshirojmë të gjitha më të mirat. Jam mjaft i sigurt se ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/