Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Arsenalit.
Manchester City është mysafirë i Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Trajneri i Cityt, Guardiola, e cilëson si një ndeshje të vështirë këtë ndaj Arsenalit, pasi janë një rival direkt për pozitat evropiane dhe sipas tij duhet fituar kjo ndeshje në mënyrë që të arrihen objektivat.
“Në këto lloj ndeshjesh ndaj skuadrave të mëdha, ekipi që fiton ka shanse të mira për të siguruar objektivin sezonal, mbi të gjitha ndal një rival direkt”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kemi edhe 10 ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit dhe për të tentuar të pozicionohemi sa më lart në renditje duhet fillimisht të fitojmë ndaj Arsenalit”, transmeton Telegrafi.
“Kemi ende shumë gjëra për të përmirësua, të rregullojmë gabimet dhe të kërkojmë të japim më të mirën tonë në fushë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por edhe për Arsenalit, ashtu siç janë vendimtare edhe sfidat e radhës që kemi ndaj Chelseat, Hull Cityt dhe Southamptonit”.
Trajneri spanjoll gjithashtu ka folur edhe për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger, për të cilin ka thënë se ka shumë respekt dhe është shumë i zoti, për atë edhe ka drejtuar Topçinjtë për një kohë kaq të gjatë. /Telegrafi/