Unë për disa vite jam duke e vëzhguar këtë situatë të Bitcoin, duke menduar se do të bie.
Por një çmenduri kolektive ka shpërthyer rreth fushës së re të ‘kriptovalutave’, duke degjenerur në një mundësi të artë, por të paarsyeshme në mbarë botën. Kjo ka arritur në pikën ku një numër i madh i tregimeve financiare – dhe pyetjet në postën time – pyesin nëse duhet apo jo të ‘investojnë’ në Bitcoin.
Le të fillojmë me përgjigjen: jo. Ju nuk duhet të investoni në Bitcoin.
Arsyeja është se ky nuk është një investim; ashtu si ari, tulipani, Beanie Babies dhe kartat e rralla të bejsbollit, gjithashtu nuk janë investime.
Të gjitha këto janë gjërat që njerëzit i kanë blerë në të kaluarën, duke i vlerësuar ato me çmime absurde, jo për faktin se ata kanë bërë diçka të dobishme – kanë prodhuar para ose kanë vlerë shoqërore – por vetëm sepse ata mendonin se mund t’i shisnin këto me një vlerë më të madhe.
Kur bëni këtë lloj shkëmbimi – të cilën nuk duhet ta bëni kurrë – ju po spekulloni. Ky nuk është një aktivitet i dobishëm. Ju jeni duke luajtur betejën psikologjike fito-humb kundrejtë njerëzve të tjerë. Edhe nëse fitoni para me fat, keni humbur kohë dhe energji, do të thotë që ju keni humbur.
Investimi nënkupton blerjen e një pasurie që në të vërtetë krijon produkt, shërbim apo rrjedhje të parasë, sikurse një biznes fitimprurës ose një pjesë e pasurive të paluajtshme për një periudhë të gjatë kohore. Një investim është diçka që ka vlerë të brendshme – domethënë në aspektin financiar do të kishte vlerë edhe nëse nuk mund ta shisni kurrë.
Për t’iu përgjigjur se pse Bitcoin është rritur kaq shumë, ne duhet ta ndajmë teknologjinë ‘Blockchain’ nga dobitë që sjell nga mania e njerëzve që e kthyen Bitcoinin në një llotari të madhe. Blockchain, thjesht është një shpikje e mrekullueshme softuerike (me kod të hapur burimor dhe i lirë për këdo që përdor), ndërsa Bitcoin është vetëm një mënyrë për ta përdorur atë.
Blockchain është një protokoll kompjuterik që lejon dy njerëz ose makina të bëjnë transaksione (nganjëherë në mënyrë anonime) edhe nëse nuk i besojnë njëri-tjetrit ose rrjetit midis tyre. Mund të ketë aplikacione monetare ose dosje të shpërndara, por nuk është një magji e trilionerëve të menjëhershëm.
Për një krahasim real të Blockchain dhe Bitcoin merreni këtë shembull nga blogeri i ‘The Unhappy Banker’.
Paramendoni se dikush ka gjetur ilaçin e kancerit dhe i ka publikuar online udhëzimet, ku janë në dispozicion për gjithë.
Gjithashtu, tani imagjinojeni se po i njëjti person krijoi një produkt të quajtur ‘Cancer-Pill’, duke përdorur udhëzimet e veta, ai filloi ta shesë atë te ofertuesit që ofrojnë çmim më të lartë.
Unë mendoj se ne të gjithë pajtohemi që të ketë një ilaç për kancerin dhe është jashtëzakonisht e vlefshme për shoqërinë (Blockchain mund ose nuk mund të jetë, ende duhet të shohim), megjithatë, sa është vlera e ‘Cancer-Pill’?
Bankieri ynë vazhdon të shpjegojë se ‘Cancer-Pill’ (Bitcoin) fillimisht mund të ketë disa shitje të mëdha. Çmimet do të rriteshin, veçanërisht nëse furnizimi është i kufizuar (ashtu si një ofertë artificiale e ndërtuar në algoritmin e Bitcoin).
Por, meqenëse formula është e hapur, shpejt kompanitë e tjera do të dalin me pilulat e tyre për shërimin e kancerit. ‘Cancer-Away’, ‘Cancer-Bgone’, ‘Cancer-Ethereum’ dhe shumë konkurrentë të tjetër do të lindin. Çdokush mund ta bëjë një pilulë e cila do të kushton vetëm disa cent.
Megjithatë imagjinoni që të gjithë fillojnë të ofrojnë ‘Cancer-Pill’ deri në pikën që do të kushtojë 17 mijë dollarë secila me një luhatje të çmimit, me sa duket për asnjë arsye. Gazetat fillojnë raportimin mbi çmimet e përditshme, duke krijuar shumë tregime për pasurim të menjëhershëm që edhe berberi dhe terapisti juaj i masazhit ofrojnë këshilla se si të investojnë në këtë ‘klasë të re të pasurive’.
Në vend që të shohësh se sa qesharake është kjo, gjithnjë e më shumë njerëz ofrojnë pillulla të reja (kriptovaluta) derisa ato të jenë gjëja më e ‘vlefshme’ në planet.
Kjo është ajo që po ndodh me Bitcoin. Kjo foto nga CoinMarketCap tregon sjelljen e vërtetë të kopesë njerëzore.
“E marrtë djalli”, është reagimi i vetëm i arsyeshëm.
Ju keni një Bitcoin me një vlerë tregu prej 238 miliardë dollarë, pastaj Ethereum me 124 miliardë dollarë dhe kështu me radhë.
Vlera imagjinare e këtyre pjesëve të parëndësishme të të dhënave kompjuterike paraqet para të mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e racës njerëzore, për shembull, duke eliminuar varfërinë ose duke zëvendësuar 800 Gigawatt të termocentraleve me gjenerimin diellor.
Bitcoin (Cancer-Pills) është shëndrruar në një flluskë investimi, me forcat plotësuese të sjelljes së kopesë njerëzore. Lakmia, frika e humbjes dhe mungesa e të kuptuarit të flluskave financiare po e përforcojnë atë.
Për ta kuptuar këtë mani, ne në radhë të parë duhet të shohim se pse u zbulua Bitcoin.
Siç thotë legjenda, në vitin 2008 një zhvillues anonim publikoi një ‘letër të bardhë’ nën emrin e rremë Satoshi Nakamoto. Dukshëm autori ishte një softuer. Gjithashtu, letra kishte të ndërtuar një ideologji: dhënia e të drejtës së qeverive për të kontrolluar rrjedhën e parave në sistemin financiar dhe për ta përdorur atë si një formë e zbatimit të ligjit është e gabuar.
Ky brez liberal financiar është në thelbin e Bitcoin.
Ata me zë kumbues do të thonë “Sigurisht që të gjitha vendet e G20-së kanë sisteme të qëndrueshme financiare, por Bitcoin është shpëtimtari i vendeve si Venezuela, ku qeveria mund t’iu avullojë pasurinë tuaj kur ju jeni në gjumë”.
Ekspertët e ndryshëm do të thonë se “Edhe Rezerva Federale e SHBA-ve është një bandë hajdutësh, duke vjedhur paratë tuaja nëpërmjet inflacionit dhe se monedhat që ata emetojnë nuk është gjë tjetër veçse letra tualeti!”.
Është e njëjta gjë që njerëzit thonë për arin – një humbje e energjisë së investimeve njerëzore.
Monedhat e emetuara nga qeveritë kanë vlerë, sepse përfaqësojnë besimin dhe bashkëpunimin njerëzor. Nuk ka mirëqënie dhe as tregti pa këto dy gjëra.
Argumenti tjetër për ‘vlerën’ e Bitcoin është se do të ketë vetëm 21 milionë prej tyre dhe do të zëvendësojnë të gjitha monedhat e tjera botërore, ose të paktën do të bëhet ‘ari i ri’, kështu që vlera themelore ose Produkti i Brendshëm Bruto i tërë botës do të ndahet me 21 milionë.
Njerëzit të cilët mendojnë se ekziston edhe një mundësi e vogël që Bitcoin mund të bëhet një monedhë botërore, thonë se janë nënvlerësuar rëndë.
Ju mund të bëni të njëjtin argument rreth copave të prera të thonjve: mund të mos kenë vlerë të brendshme, por janë një furnizim i kufizuar, prandaj i përdorim ato si monedhë e re botërore.
Tregtia e lehtë dhe pa frikë midis njerëzve; të pranohen gjerësisht si mjet ligjor për të gjitha borxhet, publike dhe private; dhe një vlerë e qëndrueshme që nuk luhatet (përndryshe është e pamundur të vendosni çmimet), janë disa nga vetitë që Bitcoin duhet t’i ketë në mënyrë që të jetë një monedhë e vërtet.
Bitcoin nuk e ka asnjerën nga këto veti, madje dhe ruajtjen e sigurt e ka të vështirë. Kuletat e shkëmbimit të Bitcoin si ‘Mt Gox’, ‘Bitfinex’ dhe kuletat e ndryshme janë thyer.
Pika e dytë është vendimtare. Bitcoin është e vlefshme vetëm nëse vërtet bëhet një monedhë kritike botërore. Me fjalë të tjera, në qoftë se vërtet keni nevojë për të blerë gjëra dhe kështu ju duhet të blini monedha nga ndonjë person tjetër në mënyrë që ta kryeni tregtimin gjë që nuk mund ta bëni në ndonjë mënyrë tjetër. Tani për tani, spekullatorët janë njerëzit e vetëm që ‘ngasin’ çmimin.
Një monedhë spekulative e kultit si Bitcoin do të jetë e vlefshme vetëm kur e arkëtoni atë në një monedhë të vërtetë, si dollari amerikan dhe e përdorni atë për të blerë diçka të dobishme.
Gjithashtu, një valutë nuk duhet të jetë artificialisht e rrallë. Duhet të zgjerohet me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, përndryshe ne përfundojmë me deflacion dhe rrethim. Kjo ndihmon që të ketë sistemin e Rezervës dhe bankat e tjera qendrore që veprojnë me atë.
Në fund, nuk mund të bëhet një investim i mirë vetëm për faktin se ‘kohëve të fundit është duke iu rritur çmimi’.
Qeveritë e vendeve nuk do të lejojnë që të blehen para në mënyrë anonime dhe t’iu shmangen taksave duke përdorur Bitcoin. Nëse kriptovaluta do që të marrë lirinë, atëherë duhet të jetë e mbështetur nga qeveria, si një ‘Fedcoin’ – anonimiteti i plotë dhe evazioni nuk do të jenë një nga karakteristikat e valutës.
Flluska e kriptovalutave me të vërtet është një përsëritje e së kaluarës. Ky është një virus i njohur në sistemin tonë operativ dhe ne kemi ndërtuar disa pjesë të shoqërisë sonë për t’u mbrojtur kundër tij.
Këto ditë, rezervat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rregullohen nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, sepse ditë më parë ka pasur shumë emetime të aksioneve, të cilat ishin shumë të ngjashme me ato të Bitcoin, të cilat tregtohen për investitorët jo të sofistikuar si skema të pasurimit të shpejtë. Përkufizimi i këtij investitori është “Duke qenë të gatshëm për të blerë diçka, aq më shumë çmimi rritet”.
Mos u bë një nga këta budallenj. /The Guardian /Telegrafi/