Site icon Telegrafi

The Guardian: David Schwendiman e la detyrën në një fazë kritike

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte për Kosovën, ka thënë se ai e ka lënë punën në një fazë kritike, pa asnjë pasardhës, kryesisht për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk e ka kryer siç duhet punën.

David Schwendiman tha se kishte kërkuar për më shumë se një vit nga DASH që të merrnin një vendim për të ardhmen e pozitës së tij, por ai vetëm dy javë më parë dha dorëheqje para se të largohej në muajin prill, duke mos lënë shumë kohë që të gjendet një zëvendësues tjetër.

Ai tha se nuk kishte asnjë ide nëse kishin filluar që të gjendet pasardhësi i tij.

“Nuk më është dhënë asnjë garanci. Që prej dy javësh, ka vetëm heshtje rreth kësaj çështjeje”, tha ai për The Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjykata u krijua sipas ligjit kosovar, por u vendos në kryeqytetin holandez për ta mbrojtur atë nga kërcënimet dhe presioni politik.

Përvoja e tij pasqyron në fakt raportimet e shpeshtuara për mungesë vendimesh dhe paralizë në DASH përballë shkurtimeve të thella buxhetore duke lënë vende të lira të nivelit të lartë në radhët e saja.

Dyzet pozita të ambasadorëve ende mbeten të lira, pa shtatë nga nëntë pozitat e larta në zyrat qendrore. Njëra pas tjetrës, ish-diplomatët kanë paralajmëruar se SHBA-të rrjedhimisht kanë ndikim në mbarë botën.

Vakumi në krye të Gjykatës, vjen në një kohë të pasigurt në rajon. Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia pas një kryengritje dhe një ndërhyrje të NATO-së, e ardhmja e vendit ende nuk është zgjidhur. Beogradi, Moska dhe aleatët e tyre refuzojnë të njohin pavarësinë e saj dhe enklavat etnike serbe në territorin e Kosovës mbeten vatra të nxehta.

Kur Gjykata u themelua më parë në vitin 2016, Schwendiman, avokat nga SHBA me përvojë të gjerë në rastet e krimeve të luftës u zgjodh si Prokurori i special i saj.

Ai për The Guardian tha se ka pranuar ta merr detyrën me kusht që Gjykata të jetë e pavarur financiarisht dhe politikisht dhe do t’i siguronte atij një mandat katër vjeçar, deri në vitin 2020.

Zgjedhja e pasardhësit të tij do të jetë komplekse, mirëpo zyrtarët evropianë do të vendosin se si duhet të bëhet kjo. Thuhet se ata favorizojnë një prokuror nga SHBA-ja në mënyrë që ta ruajnë angazhimin e Uashingtonin në Kosovë.

Schwendiman këmbënguli se largimi i tij për një periudhë të shkurtër nuk do të pengonte punën e Gjykatës.

Pas largimit të Schwendiman, Kwai Hong Ip, një avokat britanik do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi në punën e filluar.

Mandati i Gjykatës, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000. /Telegrafi/

Exit mobile version