Telegrafi

I grushtuar para gare nga një tifoz dhe me një sy të mavijosur – atleti francez në mënyrë sensacionale fiton garën e 400 metrave me pengesa

Wilfried Happio ka fituar në mënyrë sensacionale kampionatin francez të 400 metrave me pengesa – pavarësisht se u sulmua vetëm 20 minuta më parë në skena tronditëse.

Atleti francez i vendosur për të garuar në takimin kombëtar në Caen të shtunën në mbrëmje, ishte duke u ngrohur kur u sulmua.

Një person kaloi në mënyrë të jashtëzakonshme sigurinë dhe sulmoi dhunshëm yllin 23-vjeçar të pista, duke goditur me disa grushte në fytyrë.

Olivier Vallaeys, trajneri i atletit, u detyrua të ndërhynte për të bllokuar sulmuesin, përpara se policia t’i arrestonte ata përfundimisht.

Happio mbeti i mavijosur, me gazetën franceze RMC Sport që raportoi se ai ishte i gjakosur vetëm pak çaste para garës.

Por, ai e deklaroi veten të aftë për të konkurruar – duke shkuar në pistë me një sy të mbështjellur nga një shirit – dhe e fitoi atë në mënyrë dramatike me kohën më të mirë personale prej 48.57.

Lexo po ashtu Skena të frikshme kur notares i bie të fiktë dhe fundoset në pishinë - ekipi shpëtimtar nuk e dinte çfarë po ndodhte fillimisht

Ai tha pas garës: Nuk dua të ndalem në të. Këtë ua lëmë njerëzve kompetentë. Për të folur për garën, kemi punuar shumë. Ndjenjat ishin të mira. Jam i lumtur që e bëra këtë herë. Fizikisht është mirë”.

Trajneri Vallaeys shtoi: “Kishte një incident të madh gjatë ngrohjes. Dikush u hodh mbi të dhe e goditi”.

“Një djalë që erdhi nga askund e pyeti nëse ishte vërtet ai, Wilfried Happio, dhe u hodh mbi të. Ishte 20 minuta para garës, ishim gati për të shkuar në dhomën e thirrjeve. Jemi në shok. Djali u arrestua. Wilfried është mirë”.

“Por, unë jam pa fjalë, është një rrëmujë. Agresion i qartë. Është skandaloze. Këto janë metoda të egra”, vazhdoi ai

Happio – i cili shkoi në spital për ekzaminime të mëtejshme – tani do të garojë në Kampionatin Botëror të korrikut në Oregon. Ai garoi më parë në atë nivel në vitin 2019, duke u renditur i 33-ti.  /Telegrafi/