Telegrafi

Grushti ndaj Berishës, ecuria e hetimit të ngjarjes

31-vjeçari Gert Shehu, personi i cili goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë rrugës për në protestën e djeshme të opozitës, është arrestuar dje në mbrëmje nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Dy janë akuzat që rëndojnë mbi Shehun: plagosje e lehtë me dashje dhe plagosje për shkak të detyrës.

Ndërkohë, janë kryer edhe veprimet e para hetimore, si marrja e deklarimeve të personave prezentë në ngjarje.

Grupi i hetimit ka marrë edhe pamjet nga kamerat e mediave të pranishme, ndërsa pjesë e hetimit janë bërë gjithashtu lëvizjet e mëparshme të 31-vjeçarit Gert Shehu dhe personat që ka kontaktuar më herët agresori.

Në ditët në vijim, pritet që 31-vjeçari të paraqitet para gjykatës për masën e sigurisë derisa të zbardhet plotësisht incidenti. /A2 CNN/