Telegrafi

Grushta, shqelma e shkulje flokësh, filmohen tri femra duke u rrahur në mes të rrugës (Video, +18)

Një video amatore që është duke qarkulluar në internet, shfaq momentin kur tri femra ia shkulin flokët njëra-tjetrës dhe vazhdimisht shkëmbejnë grushta e shqelma midis një rruge.

Videoja 30 sekondëshe që është bërë virale është shikuar nga më shumë se 40 mijë persona, dhe shihet rrahja që ndodh para syve të kalimtarëve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse dhjetëra meshkuj shihen duke u munduar të ndajnë treshen, ato vazhdimisht tërhiqnin zvarrë njëra tjetrën para dyerve të një klubi të natës në Argjentinë në orët e para të Vitit të Ri.

Videoja është filmuar nga një kalimtar rasti që mbeti i shtangur kur pa rrahjen masive në qytetin Tucuman. Raportohet se ato ishin nën ndikim të alkoolit. /Telegrafi/