Telegrafi

Grupi TNT performon hitet më të mëdha në qytetin e Mitrovicës

Grupi TNT (Foto: Youtube)

Artistë të shumtë të vendin tonë po vazhdojnë t’i argëtojnë qytetarët e Kosovës përmes koncerteve pa publik.

Prishtina, Peja dhe Gjakova ishin disa qytete të Kosovës që patën rastin të dëgjojnë zërin e mrekullueshëm të artistëve nga shtëpitë e tyre.

Qyteti i Mitrovicës është vendi tjetër që do të nderohet nga performimi i grupit të njohur TNT, të cilët do të performojnë hitet e tyre të pavdekshme.

Me moton “TNT nga Mitrovica- I ëmbli atdhe”, koncerti do të mbahet mbrëmjen sotme (e premte)  në orën 21:20 në stadiumin Adem Jashari.

Koncerti do të zgjasë rreth një orë, ku përfshishen të gjitha këngët e grupit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova. /Telegrafi/