Artistë të shumtë të vendin tonë po vazhdojnë t’i argëtojnë qytetarët e Kosovës përmes koncerteve pa publik.
Prishtina, Peja dhe Gjakova ishin disa qytete të Kosovës që patën rastin të dëgjojnë zërin e mrekullueshëm të artistëve nga shtëpitë e tyre.
Qyteti i Mitrovicës është vendi tjetër që do të nderohet nga performimi i grupit të njohur TNT, të cilët do të performojnë hitet e tyre të pavdekshme.
Me moton “TNT nga Mitrovica- I ëmbli atdhe”, koncerti do të mbahet mbrëmjen sotme (e premte) në orën 21:20 në stadiumin Adem Jashari.
Koncerti do të zgjasë rreth një orë, ku përfshishen të gjitha këngët e grupit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova. /Telegrafi/