Telegrafi

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese mbajti seancë ku u diskutua për Rregulloren, metodologjinë dhe mënyrën e punës

Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës mbajti seancë ku u diskutua për Rregulloren, metodologjinë dhe mënyrën e punës.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila i ka dhënë për detyrë Ministrisë së Drejtësisë të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas hartimit, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dorëzojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.

Grupit punues nuk i është caktuar afat për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës.

Nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se takimet për mbledhje do të intensifikohen në periudhën në vijim.