Site icon Telegrafi

Grupi i punës këtë javë do të kontollojë ndarjen e lëndëve në Gjykatën e Apelit

Grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë i udhëhequr nga gjykatësi, Lazar Nanev, këtë javë do të kontrollojë se si ka funksionuar sistemi për ndarjen e lëndëve gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Pritet që pas mbarimit të kontrolleve, grupi i punës të bëjë kontrolle edhe në Gjykatën e Larëtë, ndërsa më pas do të përgatitin raportin final, i cili do të prezantohet edhe para opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Drejtësisë, informojnë se ministri Bilen Saliji përsëri duhet të takohet me grupin e punës në të cilin do të prezantohen arritjet e deritanishme.

Nga Gjykata e Lartë për Makfaks thanë se akoma nuk janë gati përfundimet nga vizita e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe udhëheqësit të shërbimit të informatikës, të cilët para një jave kryen kontrolle në funksionimin e sistemit AKMIS në gjykatën e Gjevgjelisë./Telegrafi/

Exit mobile version