Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një njoftimi falëneroi Holandën për vendimin e djeshëm pozitiv për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
“Me interes të madhe e përcollëm debatin në Parlamentin tuaj dhe mesazhet e mira i vlerësojmë shumë. Jemi të vetëdijshëm se edhe më tej do të investojmë në zhvillimin e shtetit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet një njoftimin e grupit të pavarur të deputetëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata rikujtojnë se sundimi i së drejtë mbetet prioritet i Maqedonisë së Veriut dhe se presin mbështetjen e mëtutjeshme të Holandës.
“Praktikat e mira në Holandë, që është një ndër udhëheqësit botërorë sa i përket kësaj çështje, do të në duhen”, thuhet në njoftim duke falënderuar edhe një herë për mbështetjen dhe se pritet bashkëpunim i frytshëm në periudhën e ardhshme./Telegrafi/