Telegrafi

Grupi parlamentar i LVV-së mbështet zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës po shqyrton vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Jeta Statovci nga Grupi parlamentar i LVV-së tha se qëllimi i masave emergjente në furnizimin e energjisë është që të arrihet stabiliteti energjetik në prag të dimrit.

Ajo para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se në kuadër të këtyre rrethanave ka pasur një qasje proaktive.

Deputetja Statovci tha se statistikat tregojnë që masat e ndërmarra kanë ndikuar që të ketë rënie të kërkesës për energjie elektrike. “Duke marr për bazë argumentet e prezantuara në vendim dhe rrethanat e reja këto masa duhet të konsiderohen sepse kanë synim zvogëlimin e konsumit të energjisë në sektorin e banimit”, tha ajo.

Deputetja tha se Grupi parlamentar i LVV-së mbështet vazhdimin e masave emergjente në furnizimin me energji. /Telegrafi/