Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e rregullt në zyrat e LDK –së në Istog.
Forma e tillë e organizimit të takimeve të Grupit është një praktikë e re e Grupit Parlamentar Grupit Parlamentar për të qenë më shumë nëpër degë të LDK-së dhe në komunikim më të afërt me qytetarë.
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së i informoj deputetët me të arriturat e deritanishme në Komunën e Istogut si dhe me planet për zhvillimin e kësaj komune në të ardhmen.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti shprehu gatishmërinë e tij dhe të Grupit si tërësi për ta mbështetur Rugovën në rrugëtimin e tij për zhvillimin e Komunës së Istogut.
“Kjo praktikë do të vazhdojë dhe se në këtë mënyrë do të jemi më afër qytetarit për t’i ndihmuar atyre dhe për tu kujdesur që kërkesat e tyre të dëgjohen në Kuvendi e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/