Site icon Telegrafi

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar – 10 mijë gjithsej do të trajnohen gjatë muajve të ardhshëm

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka nisur një program të ri trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në luftën kundër trupave pushtuese ruse.

Deri në 10 mijë ushtarë do të trajnohen në pikat e ministrisë së Mbrojtjes (MoD) në të gjithë vendin gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Programi do t’u japë rekrutëve vullnetarë aftësitë e nevojshme për të luftuar në vijën e parë, tha ministria e Mbrojtjes britanike.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se ishte “faza tjetër” në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për forcat e armatosura ukrainase.

Rreth 1,050 personl shërbimi në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u vendosur për të drejtuar programin në pikat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – më shumë se 1,600 kilometra larg nga fushëbetejat e Donbasit në Ukrainën lindore.

Programi i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar synon të trajnojë deri në 10,000 ukrainas në 120 ditë, por do të ishte “i hapur për më shumë”, tha sekretari i mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version