Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka konfirmuar të premten se grupi i grabitjes në Aeroportin e Rinasit kishte pasur veprimtari kriminale edhe në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, çështja e grabitjes vazhdon të jetë edhe më tej nën hetim.
“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, tha Lleshaj.
Video deklarata e ministrit Lleshaj
Ndryshe, Grabitja në Aeroportin e Rinasit kishte ndodhur më 9 prill, shuma e saktë ende nuk dihet por ajo mund të jetë prej 5 deri në 10 milionë euro. /Telegrafi/